Kryetari i BDI-së Ahmeti priti në takim ambasadoren suedeze, Kristin Forsgren Bengtsson

Kryetari i BDI-së Ahmeti priti në takim ambasadoren suedeze, KristinForsgren BengtssonKryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot kapritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Shkup, znj.Kristin Forsgren Bengtsson.Ambasadorja Kristin Forsgren Bengtsson me këtë rast ka falënderuarAhmetin për bashkëpunimin e suksesshëm mes dy vendeve në sfera tëndryshme përfshirë këtu edhe mbështetjen që Suedia i jep Maqedonisë sëVeriut në procesin e rrugës drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.Me ambasadoren suedeze, Ahmeti ka biseduar lidhur me çështjet politikenë vend, çështjen me Republikën e Bullgarisë si dhe procesin eintegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian,ku kanë diskutuar edhe mbi bisedimet që po zhvillohen mes Shkupit dheSofjes, si një nga shtyllat kryesore që vendi të vazhdojë rrugën e nisurdrejtë BE-së.Kryetari Ahmeti gjithashtu ka informuar nga afër ambasadoren suedeze mbirëndësinë që ka realizimi me sukses i regjistrimit të popullsisë, procesky që është një nga prioritetet dhe sfidat kryesore të Republikës sëMaqedonisë së Veriut.Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti meambasadoren suedeze znj. Kristin Forsgren Bengtsson kanë shkëmbyermendime edhe mbi reformat që po bëhen në Maqedoni të Veriut, në sferënlegjislative, ekzekutive dhe gjyqësore përfshirë këtu edhe luftimin ekrimit dhe korrupsionit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…