Kryetari i Komunës së Çairit mirëpriti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, znj. Rachel Galloway

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot në takim pune ekselencën e saj, ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vend znj. Rachel Galloway. Kreu i Çairit, Ganiu i prezantoi ambasadores projektet e realizuara deri më tani, fokusin strategjik të Komunës së Çairit në periudhën në vijim, sfidat e funksionimit dhe masat e ndërmarra për senzibilizimin dhe rritjen e nivelit të sigurisë publike në periudhën e ballafaqimit me pandeminë e virusit Covid 19.Ai, poashtu faleminderoi ambasadoren Galloway dhe Ambasadën Britanike për përkrahjen e vazhdueshme në drejtim të realizimit të shumë projekteve në shërbim të së mirës së përgjithshme, në veçanti projekteve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ambasadorja Galloway faleminderoi kryetarin Ganiu për mikëpritjen dhe shprehu qasjen konstruktive të Mbretërisë së Bashkuar për përforcimin e kapaciteteve lokale për perspektivë më të madhe zhvillimore.Pas takimit, kryetari Ganiu dhe ambasadorja Galloway ndoqën edhe prezantimin e aktiviteteve të realizuara nga Ekipi për Veprim në Komunitet i Komunës së Çairit, projekt i implementuar nga organizata Center for Common Ground dhe i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar!

Related posts

Pushteti Lokal

Komunat dhe Këshillat Komunalë Komuna e Likovës: Erkan Arifi, Kryetar i Komunështtps://www.komunaelikoves.gov.mk Komuna e Pllasnicës: Ali Jaoski, Kryetar i Komunështtps://www.plasnica.gov.mk/ Komuna e…

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…