Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu siguron transport falas për nxënësit e Vizbegut

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me Ndërmarrjen publike për transport të qytetit të Shkupit (JSP), me çka ka siguruar linjë autobusi falas për nxënësit e Vizbegut që mësojnë në Çair. Ganiu marrëveshjen e nënshkroi me drejtorin gjeneral të JSP-së, Kristijan Çushkov dhe kryetarin e Komunës Butel Velimir Smilevski. Me këtë marrëveshje u është gjetur zgjidhje e përhershme të gjithë nxënësve nga lagja e  Vizbegut, që zhvillojnë mësimin në Komunën e Çairit dhe atë të Butelit. Autobusët e JSP-së do t’i marrin nxënësit nga Vizbegu dhe do t’i dërgojnë në të gjitha shkollat ku ndjekin mësimin në këto dy komuna, dhe të njëjtit do ti kthejnë në Vizbeg pas mbarimit të mësimit. Ky problem u paraqit pasi mësimi me prezencë fizike u ndërpre vitin e kaluar dhe me këtë u ndërpre edhe linja që transportonte nxënësit nga kjo lagje.Ganiu informoi se ky transport i nxënësve do të vlejë deri në momentin që nxënësve të Lagjes Vizbeg do t’ju përfundon ndërtimi i shkollës fillore. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…