Lajm i mrekullueshëm nga Brukseli/ Grubi: Kompania “ABEE” vjen me investim 40 milionë euro në Kërçovë

Fillimi vitit të ardhshëm do të sjell në Maqedoninë e Veriut një investim të ri ndërkombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pasi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka nënshkruar sot marrëveshjen për realizimin e këtij investimi në Bruksel.

Sipas njoftimit kjo kompani pritet të krijoj 600 vende të punës me paga mbi 900 euro neto.

Njoftimi i plotë:

Lajm i bukur na vjen sot nga Brukseli! U sigurua edhe një tjetër investim i madh për ekonominë e vendit! Nga muaji janar i vitit 2024 në komunën e Kërçovës do të fillojë ndërtimi i kompanisë më të re ““Avesta Battery and Energy Engineering” (ABEE) për prodhimin e baterive elektrike të cilat do të përdoren për veturat elektrike, por njëkohësisht edhe për qëllime të tjera. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka nënshkruar sot marrëveshjen për realizimin e këtij investimi me vlerë prej 40 milionë eurove që jep mundësi për hapjen e 600 vendeve të reja të punës me paga mbi 900 euro neto. Politikat ekonomike në aspektin e tërheqjes së investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik po japin rezultat!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FArtanGrubi%2Fposts%2Fpfbid0jJZTmaYwxNKqPTwAifhckw8rttSRqwZ2EGLFcCZvGJRLepJohJv6yrUvA1cLAaATl&show_text=true&width=500

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…