Likova, kantier i hapur punimesh

Likovë, fshati Hotël, 04/09/2021 – Sot, Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, nën shoqërinë e ministrit Jeton Shaqiri dhe deputetëve të zonës, Arbër Ademi dhe Berat Ajdari, ndoqën nga afër punimet e projektit të TAV në fshatin Hotël, të Likovës. Ky projekt me një vlerë prej 20 milionë denarësh, përfshin ndërtimin dhe rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Hotël, me një gjatësi prej 481 metrash. Gjithashtu, Komuna e Likovës me financim te sajin nga buxheti i saj ka ndarë 9.800.000 denarë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në një gjatësi prej 1000 metrash. Ne vazhdojmë të punojmë në çdo cep të Likovës me përkushtimin më të madh. Kujdesemi për Likovën dhe qytetarët e saj!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…