Liridona Beqiri

Liridona Beqiri ka lindur më 19 qershor 1987 në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa jeton dhe vepron në Shkup. Studimet deridiplomike i ka përfunduar në Shkenca Juridike në Universitetin “Justinianus Primus – Shën Kirili dhe Metodij”, ndërsa ciklin e studimeve pasuniversitare-master e ka përfunduar në Shkenca juridike, përkatësisht në Marrëdhënie ndërkombëtare – E drejta ndërkombëtare, e drejta e Bashkimit Evropian dhe Diplomacia. Aktualisht është kandidate për doktoraturë në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në vitin 2010, ka përfunduar Akademinë për diplomaci, çështje evropiane dhe ndërkombëtare, pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës – Vienna School of International Studies.

Aktualisht mban pozitën e Zëvendës Udhëheqëses së Departamentit për Udhëheqjen e Regjistrave, në Regjistrin Qendror.
Në vitin 2024, u emërua Këshilltare e jashtme politike e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa aktualisht ushtron funksionin e Këshilltares së jashtme të Ministres për Punë të Jashtme dhe Evropë të Republikës së Shqipërisë.

Në vitin 2023, ka qenë e angazhuar si Këshilltare për çështje juridike, marrëdhënie ndërkombëtare dhe marrëdhënie me publikun pranë Ministrit të Financave.
Në periudhën 2021 –2023, ka ushtruar detyrën e Këshilltares për prokurime publike në Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore.
Nga korriku 2008 deri në prill 2021, ka shërbyer si Këshilltare juridike e Ministrit në Ministrinë e Ekonomisë.
Gjatë vitit 2020, ka qenë e angazhuar si Këshilltare juridike në kompaninë konsulente “Strategers”, në fushën e kërkimit, politikave publike dhe inovacionit.

Liridona është gjithashtu aktiviste për barazi gjinore si dhe themeluese dhe drejtuese e Shoqatës për Iniciativa në zhvillimin e shëndetit, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe avokimin e të drejtave të pacientëve – “EZRA”, me fokus të veçantë në kancerin e gjirit dhe shëndetin e grave. Ajo është përfaqësuese nacionale në “Europa Donna” – Koalicioni më i madh Evropian për kancerin e gjirit- pjesë e Komisionit Evropian.

Është kolumniste dhe autore e editorialeve analitikë, që trajtojnë tema politike dhe sociale. Përveç aktivitetit të saj akademik dhe mediatik, ajo ka qenë organizatore dhe folëse në qindra konferenca dhe forume, sërë trajnimesh dhe programesh profesionale ndërkombëtare, në fushat e politikave rajonale, integrimit evropian, së drejtës evropiane, politikave shëndetësore dhe strategjive të zhvillimit. Komunikon rrjedhshëm në shqip (gjuhë amtare), maqedonisht dhe anglisht, ka njohuri të nivelit të mesëm të gjuhës gjermane, si dhe aftësi funksionale në gjuhën turke dhe serbo-kroate.

Është nëna e Lirit (9 vjeç).

Kontakt:
E-mail: Liridona.beqiri@gmail.com
LinkedIn: https://www.linkedin.com/in/liridona-beqiri-9003471b?utm_source=share_via&utm_content=profile&utm_medium=member_ios

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…