Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm

Mafis Rushiti

Mafis Rushiti, i lindur më 27.09.1985, arsimin fillor e ka përfunduar në Shkollën Fillore “Mehmet Deralla” në fshatin Gradec, ndërsa arsimin e mesëm e ka vijuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Gostivar. Studimet universitare i ka përfunduar në Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, gjatë periudhës 2004–2008, në drejtimin Shkenca Kompjuterike, ku ka fituar njohuri të avancuara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe sistemeve kompjuterike.

Në aspektin profesional, prej disa vitesh ushtron profesionin si inxhinier i IT-së në MEPSO, institucion kyç në menaxhimin e sistemit elektroenergjetik të vendit, ku nga viti 2024 mban pozitën e udhëheqësit të njësisë së Infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit në kuadër të sektorit të IT-së. Në këtë rol, ai është përgjegjës për mirëmbajtjen, zhvillimin dhe sigurinë e infrastrukturës teknologjike, duke kontribuar në modernizimin dhe efikasitetin e proceseve institucionale.

Angazhimin politik, Mafis Rushiti e ka nisur në vitin 2005 si pjesë e forumit rinor, duke dëshmuar që në hapat e parë përkushtim të palëkundur dhe vizion të qartë për organizimin politik. Që nga viti 2022 ka ushtruar detyrën e sekretarit të degës së Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Vrapçisht, ku ka luajtur rol kyç në fuqizimin e strukturave lokale, rritjen e mobilizimit dhe konsolidimin e mbështetjes qytetare. Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, si dhe në ato të përsëritura në vitin 2026, ka mbajtur pozitën e shefit të shtabit komunal të Bashkimi Demokratik për Integrim, si pjesë e koalicionit AKI, duke udhëhequr me sukses proceset organizative, strategjike dhe fushatat zgjedhore në terren, me ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet dhe performancën elektorale.

Më 20 dhjetor 2025, karriera e tij politike u pasurua me zgjedhjen si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, duke reflektuar besimin dhe vlerësimin për angazhimin e tij të vazhdueshëm. Ai komunikon rrjedhshëm në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht, gjë që e ndihmon në bashkëpunimin profesional dhe institucional. Në jetën private, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin zviceran ShTZ Christoph Sommer në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 10 qershor 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim miqësor me Sh.T.Z. Christoph Sommer, Ambasador…

Kryetari Ahmeti priti ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, Sh.S. Iveta Hricová në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 28 maj 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me Sh.S. Iveta Hricová, Ambasadore e…

Kryetari Ahmeti takoi kongresmenin Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën

Prishtinë, 27 maj 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me kongresmenin, z. Keith…

4 Comments

Comments are closed.