Nesër (E Mërkurë) me fillim në ora 11:20 në Sheshin Skenderbeu do të mbahet manifestimi përmbyllës i projektit “Promovimi i turizmit të Çarshisë në Komunën e Çairit”, projekt ky i financuar nga BE në kuadër të Projektit për Konkurencë Lokale dhe Rajonale. Të pranishëm do të jenë Ambasadori i BE z. David Gir, zëvendës kryeministri për çështje ekonomike z. Fatmir Bytyqi, Ministri i Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi dhe Kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu.