MPJ: Fuqimisht e dënojmë sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë

Të nderuar, Fuqimisht e dënojmë sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë. Kjo është një goditje tragjike për një nga qytetet më të sigurta në Evropë. E ndajmë dhimbjen me miqtë tanë austriakë dhe evropianë. Terrorizmi nuk njeh as komb, as fe, as origjinë, dhe ne e dënojmë ashpër këtë akt terrorist, pa marrë parasysh nga kush është kryer ai. U shprehim ngushëllimet tona familjeve dhe qytetarëve të Austrisë dhe qëndrojmë pranë tyre në këto kohë të vështira. Republika e Maqedonisë së Veriut edhe si anëtare e NATO-s, edhe si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kontribuon në mënyrë aktive në koalicionin ndërkombëtar për luftimin e terrorizmit të çfarëdo lloji. Me respekt, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…