MASH digjitalizoi procedurën për njohjen e diplomave të huaja dhe kualifikimeve arsimore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se personat që kanë nevojë për njohje të diplomave dhe kualifikimeve arsimore të huaja nga data 4 nëntor 2022 do të mund ta përdorin këtë shërbim ekskluzivisht në mënyrë elektronike.

Parashtrimi i kërkesës për nostrifikimin/ekuivalentimin e kualifikimeve arsimore të fituara jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme në përputhje me rregulloret ekzistuese ligjore, si dhe pagesa elektronike do të bëhet përmes portalit www.e-uslugi.mon.gov.mk.

Softueri i përgatitur në prapavijë (sfond)  mundëson menaxhimin elektronik dhe zgjidhjen e lëndëve nga komisionet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në këtë mënyrë konsiderueshëm shkurtohet  koha, por edhe shpenzimet  e bëra  gjatë përdorimit të këtij shërbimi.

Procesi i digjitalizimit të arsimit dhe shërbimeve arsimore do të vazhdojë të jetë një nga synimet prioritare në përcaktimet programore të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa me qëllim të modernizimit  dhe integrimit të sistemit arsimor kombëtar në hapësirën arsimore evropiane. Në të ardhmen do të digjitalizohen edhe një sërë shërbimesh të tjera dhe për këtë opinioni do të njoftohet  me kohë.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…