MASH obligoi Komisionin Nacional të shqyrtojë gabimet dhe lëshimet në lëndën e Historisë dhe Shoqërisë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik filluan  proces për përcaktimin e arsyjeve të lëshimeve gjatë miratimit dhe botimit të tekstit shkollor të lëndës  Histori dhe shoqëri për klasën e V-të, në të cilën janë konstatuar disa gabime dhe gjëra të palogjikshme , të cilat nuk duheshte të lejoheshin.

Përmes Komisionit Nacional të Teksteve shkollore  si organi më i lartë në procesin e miratimit të teksteve shkollore, MASH tashmë kërkoi  informacione për punën e të gjitha palëve të interesuara në procedurën e miratimit të tekstit shkollor konkret dhe pas marrjes së raportit, Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të jepë  propozim konkret për trajtim të mëtutjeshëm .

Në kohën kur në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen reforma të mëdha arsimore deri më tani, me investime intensive në avansimin e kushteve infrakstrukturore, ngritjen e motivimit të kuadrit mësimor dhe profesional në shkolla dhe përgatitjen e  programeve të reja mësimore  dhe teksteve shkollore,nuk është e lejueshme të ndodhin lëshime të këtilla  Megjithatë, tekstet shkollore janë një nga bazat për  proces  edukativo arsimor cilësor.

 Është i nevojshëm angazhim dhe përgjegjësi maksimale  nga të gjitha palët e interesuara që marrin pjesë në procesin e ndërtimit të një sistemi arsimor cilësor në interes të brezave të tanishëm, ndërsa në interes të vendit .

Ju bëjmë thirrje të gjithë autorëve dhe recensentëve që në të ardhmen do të marrin pjesë në procedurat e përgatitjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore ndihmëse ,si dhe Byrosë për zhvillimin e Arsimit dhe anëtarëve të Komisionit Nacional të Teksteve Shkollore  të ngrisin  përgjegjësinë  dhe angazhimin e tyre personal, sepse në këto procese mjaft komplekse , kjo gjë është edhe pritshme. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…