Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratë mbështet maksimalisht personat me aftësi të kufizuara. Me ndryshimet e reja ligjore, ne do ta bëjmë të domosdoshme për secilin institucion që gjatë përpilimit të planeve vjetore të punësimit të përfshijnë edhe vende pune për personat me aftësi të kufizuar. Gjatë takimit të sotëm me kryetaren e Komunës së Manastirit, znj. Natasha Petrovska më njoftoi me punonjësen Simona Joveska. Kjo punonjëse ishte një nga më produktivet në këtë institucion dhe kontributi i saj vlerësohet jashtëmase shumë. Qëllimi ynë është të krijojmë kushte që këta persona të kenë mundësinë të përfshihen sa më shumë në institucionet shtetërore, sepse me të vërtetë këta njerëz munden dha kanë aftësi të kontribuojnë.