Mbështetja britanike për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë sonë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, sonte në prag të Këshillit Ministror të OSBE-së realizoi takim me Lord Kameron, Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar.

Në takim, Osmani e informoi Kameron për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe sfidat me të cilat përballet Organizata, për zgjidhjen e të cilave me rëndësi kyçe do të jetë Këshilli Ministror, i cili zyrtarisht fillon nesër në Shkup.

Gjithashtu, në fokus të bisedës ishin edhe marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat kanë qenë në nivelin më të lartë në tri dekadat e fundit.

“Partneri ynë, Mbretëria e Bashkuar, ndër vite ka luajtur një rol kyç në rritjen e Maqedonisë së Veriut në një demokraci të pavarur evropiane”, tha Osmani në takim.

Osmani e informoi Kameron për aktivitetet që po ndërmerr Maqedonia e Veriut në drejtim të forcimit të funksionimit të institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit, fusha të cilat janë kyçe për arritjen e qëllimit final – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë aktor aktiv dhe konstruktiv në nivel rajonal, duke dhënë kontribut thelbësor në thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e sigurisë rajonale”, tha Osmani në takim.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…