Mbështetja çeke për anëtarësimin tonë në BE

Sot, Kryetari dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  realizuan takim pune me  delegacionin e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit  Vlladisllav Vilimec.

Kryetari i Komisionit, Arbër Ademi, theksoi marrëdhëniet tradicionale miqësore me Çekinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, që nga fillimi i vendosjes së marrëdhënieve tona të ndërsjella diplomatike, të cilat vitin e ardhshëm do të shënojnë 30 vjet nga vendosja e tyre. Në takim, Ademi përshëndeti angazhimin e shtuar të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në aspektin e progresit dhe përgatitjeve tona për anëtarësim në BE, e në këtë kontekst edhe të Republikës Çeke.

Njëkohësisht, Ademi informon se ka filluar procedura për votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, për të cilat do të kërkohet shumicë prej dy të tretash.

Kryetari i Komisionit çek për Çështje Evropiane  Vladislav Vilimeckonfirmoi mbështetjen e Republikës Çeke për procesin tonë të eurointegrimit, duke theksuar se çdo zgjatje do të thotë humbje kohe dhe mungesë e momentit pozitiv për fillimin e negociatave në BE. Njëkohësisht, ai shprehu gatishmërinë për të ndarë përvojat çeke për anëtarësimin në BE.

Në diskutim morën pjesë anëtaret e Komisionit, Marija Petrushevska dhe Sanella Shkrijelj, të cilat theksuan gatishmërinë e vendit për zbatimin e reformave të nevojshme evropiane, si dhe përcaktimin e të gjithë qytetarëve dhe partive politike për shtet evropian.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…