Me anë të mjeteve nga fondet e BE-së, do të rehabilitohet dhe zgjerohet rrjeti i kanalizimeve në Komunën e Kërçovës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se është shpallur një procedurë për ndarjen e kontratës për realizimin e projektit: “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në komunën e Kërçovës”. Kontrata përfshin: ·       zëvendësimin dhe rindërtimin e tubave të vjetër me një gjatësi të përafërt prej 8.24 km; ·       ndërtimin e rrjetit sekondar të kanalizimeve me një gjatësi të përafërt prej 69 km; ·       ndërtimin e kolektorit me një gjatësi të përafërt prej 27 km; ·       ndërtimin e stacioneve të pompimit dhe ndërtimin e puseve dhe kyçjeve të shtëpive për afërsisht  4630 familje shtesë. Tenderi u shpall sot, 15.03.2021 në faqen zyrtare të Sektorit për financimin qendror dhe lidhjen e kontratave në Ministrinë e Financave. Projekti do të financohet nga IPA 2 Programi i mjedisit jetësor dhe aksioneve  klimatike (2014-2020). https://cfcd.finance.gov.mk/?page_id=11

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…