Me modelin e ri të masave antikrizë mbetemi të përkushtuar në rrugën e mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë dhe konsolidimit fiskal

Në drejtim të orientimit të njëkohshëm të masave drejt kategorive të ndjeshme të qytetarëve, por edhe konsolidimit gradual fiskal do të targetohen masa të reja antikrizë. Kujdesi për qytetarët dhe ekonominë do vijojë edhe më tej, ndërkohë që do të vazhdojë edhe angazhimi për ndjekjen e politikës prudente fiskale, që është në drejtim të deficitit të buxhetit në periudhë afatmesme. Në rishikimin e buxhetit janë parashikuar rreth 76 milionë euro për masat antikrizë, por dhe subvencionet për rritjene e rrogës minimale, mjete të konsiderueshme shtesë për subvencionet e bujqve – në drejtim të rritjes së rendimenteve, si dhe mjetet për rritjen e pensioneve dhe rritjen e transfertave të të hyrave minimale të garantuara. Menjëherë pas miratimit të rishikimit, në periudhë më shkurtër do të fillojë implementimi i masave të reja antikrizë.Modeli i ri i masave të targetuara, që është në përputhje me rekomandimet e fundit të institucioneve financiare ndërkombëtare – FMN-së dhe Bankës Botërore, BE-së dhe ekspertëve, ka tre qëllime: mbrojtjen e kategorive të ndjeshme, shpërndarjen e drejtë të mjeteve dhe konsolidimin gradual fiskal, që është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të borxhit publik dhe stabilitetit të ekonomisë së brendshme në përgjithësi.Deficiti krahas zgjerimit të tij,  me rishikimin e buxhetit, përsëri është nën nivelin e vitit 2021 dhe në mënyrë të konsiderueshme është nën nivelin e krizës në vitin 2020.Në periudhën afatmesme planifikohen: ulja e deficitit të buxhetit përmes përmirësimit të arkëtimit të të hyrave të buxhetit, masat për zvogëlimin e ekonomisë gri dhe parandalimin e saj, ulja dhe reduktimi i shpenzimeve të buxhetit, reduktimi i shpenzimeve joprioritare dhe jothelbësore, përkrahja më e madhe e sektorit privat dhe inovacione me qëllim të përforcimit të konkurrencës, kompenenti social për përkrahje të kategorive të ndjeshme të popullsisë dhe rishikimi i metodologjive të transfertave dhe subvencioneve, ndryshimi i burimeve të financimit të deficitit të buxhetit, diversifikimi më i madh i burimeve të financimit të deficitit, financimi dhe realizimi i projekteve të caktuara përmes partneriteteve publike private, si dhe themelimi i Fondit Zhvillimor.  Me pakon e parë të masave u amortizuan goditjet e para të fuqishme të krizës, si parandalimi i goditjes së çmimeve dhe rritja spekulative e çmimeve, me ç’rast kemi frenuar presionet inflacioniste për parandalimin e normave më të larta të inflacionit. U zbatuan lirime tatimore në kombinim me masa për ngrirjen (fiksimin) e çmimeve dhe marzhit të produkteve. Vlera e masave të zbatuara deri më tani për përballimin e krizës së çmimeve dhe krizës energjetike është prej rreth 615 milionë euro si një prej stimujve më të lartë fiskal të alokuar në rajon.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…