Mendimi publik për integrimet e BE-së

 Sot, 18 dhjetor, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi mori pjesë në Promovimin e Analizës së Mendimit Publik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në vitin 2023, organizuar nga Instituti për Demokraci në hapësirat e Delegacionit të BE-së në Shkup.

Në një diskutim të hapur për hulumtimet e fundit të mendimit publik të Institutit për Demokraci, fokusi u vu në mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në vitin 2023, e cila krahasuar me vitet e kaluara ka një trend në rënie dhe këtë vit është 60%.

Në lidhje me anketën, në të cilën diskutues kryesorë ishin Ademi, Nikollovski dhe zëvendëskryeministri Mariçiq, u shprehën mendime dhe qëndrime në lidhje me të dhënat e paraqitura për mbështetjen qytetare për integrimet tona evropiane në dritën e zhvillimeve të fundit në Bruksel, pas samitit të Këshillit të mbajtur së fundmi në dhjetor.

Njëkohësisht, u theksua se sivjet vendi nuk mori dritën jeshile për nisjen e negociatave për klasterin e parë “THEMELE” për shkak të moszbatimit të ndryshimeve kushtetuese. Gjithashtu u diskutua Raporti Vjetor për progresin e KE-së dhe reformat në fushën e sundimit të të drejtës, në lidhje me shërbimet e sigurisë, luftën kundër korrupsionit dhe reformat në administratën publike.

Evenimentin e hapën drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer për Maqedoninë e Veriut z.   Daniel Braun dhe zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë z.  Oto Graf, përfaqësuesit e Institutit për Demokraci, drejtori, z.  Marko Troshanski dhe Z. Zoran Neçev.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…