Mesazhi për fundvit/ Grubi: Nga Korridori 8 tek Kryeministri i parë shqiptar, vit historik për shqiptarët

Përshëndetje për të gjithë, uroj që kjo porosi e fundvitit t’ju gjejë mirë e shëndosh në gjirin familjar.

Po lëmë pas vete një vit historik, të jashtëzakonshëm, me ngjarje dhe arritje të përmasave shekullore që do të na bashkojnë duke përmirësuar kështu padrejtësitë shumëdekadëshe ndaj nesh.

Pas të gjitha debateve dhe peripecive, u nënshkrua kontrata më voluminoze, më e madhe në historinë e shtetit për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D, që paraqet projektin më të madh infrastrukturor në vend, që nga pavarësia e shtetit.

Sollëm vendimet për heqjen e kufinjëve me Shqipërinë dhe Kosovën, përfunduam edhe rikonstruimin e rrugëve nga Struga për Qafë Thanë dhe nga Shkupi për në Bllacë si dhe jemi në hapat e fundit të përfundimit të dykilometërshit të parë të autostradës për Prishtinë, ndërsa jemi në fazën e fundit edhe të shpalljes së 10 kilometrave të autostradës drejt Bllacës.

Ndërtuam shkolla, universitete, konvikte, çerdhe, spitale, rrugë, institucione të reja, përmbushëm premtimet për rritje të rrogës minimale, atë mesatare dhe pensionet, hapëm mijëra vende pune, ulëm papunësinë, subvencionuam qytetarët dhe kompanitë, përfunduam skriningun me sukses, po e marrim hisen në ekonomi, pas hises në barazi dhe në integrim.

Me të gjitha këto dhe shumë të tjera, e shtruam rrugën e besimit dhe bindjes tek shqiptarët dhe tek të tjerët që ne mund të kryeministrojmë, të udhëheqim qeverinë dhe institucionet me dije, guxim dhe dinjitet, duke shtruar kështu rrugën e natyrshme dhe të papenguar për ardhjen e kryeministrit të parë shqiptar.

Por, vitin që kemi para nesh, e kemi vit me një sfidë të madhe, sfidë të betejës midis Rusisë dhe përkatësisë sonë euro-amerikane.

Ne, të gjithë bashkë, gjithnjë kemi ngadhnjyer dhe përkatësinë tonë perendimore nuk kemi lejuar që ta cenojë asnjë agjendë, prandaj dhe kemi nisur formimin e frontit europian dhe kemi shtruar dorën e bashkëpunimit.

Të bashkohemi, të bëhemi një dhe dorëzan të së ardhmes euro-amerikane të vendit tonë.

Ju uroj vit të mbarë, me plot shëndet e suksese, për secilin nga ju, familjet e juaja dhe ju faleminderoj pafundësisht për besimin dhe përkrahjen e dhënë, ju ❤️ fort!

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…