Mexhiti: Pas 15 korrikut adresa e Zaevit dhe Mickovskit për të formuar Qeverinë do të jetë në Reçicë tek Ali Ahmeti

Bartësi i  listës  në njësinë e parë zgjedhore Izet Mexhiti në fjalimin
e tij para qytetarëve të Komunës së Sarajit, tha se që në momentin e tij
kur Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti shpalosi idenë e tij të guximshme se
ka ardhur koha për kryeministrin e parë shqiptarë  me kandidat Naser
Zyberin, Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i VMRO-së, Hristijan
Mickovski duhej  të pranojnë se kandidati ynë është më me përvojë, më
kualitativ dhe më mirë mund të udhëheq Qeverinë e RMV-së.
“Ashtu siç ua thyem paragjykimin se shqiptari mund të jetë kryetar i
parlamentit por njëherit të jetë edhe kryetari më i suksesshëm Talat
Xhaferi,  një gjë të tillë nuk e themi vetë ne por edhe të tjerët.  Të
themi të drejtën Ali Ahmeti guximshëm i plason idetë e tija aq guximshëm
që jo opozita shqiptare por as ne brenda BDI-së nuk kemi qenë aq të
guximshëm të bëjmë kërkesa të këtilla tek lideri jonë për ti
implementuar. I kërkuam që të zyrtarizoj UT-në, ndërkaq Ahmeti bëri që
të kemi edhe Universitet në qytetin e Shkupit, vazhduam ti  me kërkesa 
tjera dhe një ndër to ishte  që të bëhet gjuha shqipe zyrtare në
parlament dhe Qeveri, ndërkohë Ahmeti e dërgoi gjuhën shqipe deri në
Strumicë e Vallandovë. Ne kërkuam që Flamuri Kombëtarë të valojë në
trevat tona, kryetari Ahmeti e barti prej cepit në cep në Republikën e
Maqedonisë së Veriut., u shprehë Mexhiti.
Në mes të tjerash, Mexhiti potencoi se nuk kërkohet vota nga  qytetarët
e Dërvendit, Shkupit dhe në përgjithësi të shqiptarëve për të mposhtur
këta parti politike  që nuk e dinë a janë pozitë apo opozitë.
“Këta nuk kanë dhënë prova  që të përfaqësojnë me dinjitet opozitën
shqiptare e lëre më t’iu japim shans për të na qeverisur. Nuk kërkojmë
votën për ti mposhtur këta që janë mposhtur vetë, sepse edhe ato me
fitoret tona bashkërisht do të jenë fitimtarë pas datës 15 korrik. Ne
kërkojmë votën që shqiptari të faktorizohet në Republikën e Maqedonisë
së Veriut , kërkojmë votë që pas 15 korrikut në mbrëmje që adresa e
Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickovskit të jetë në Reçic tek Ali Ahmeti,” 
nënvizoi Mexhiti.
Në këtë tubim në kuadër të fushatës për zgjedhjet  parlamentare për
vitin 2020 fjalim mbajti Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti i
cili para banorëve të kësaj komune u shprehë se të gjitha investimet
kapital deri më tani janë realizuar dhe të gjitha mbajnë vulën e BDI-së.
  Ndërkaq fjalë rasti patën edhe dy kandidatët për deputet në njësinë e
parë zgjedhore Shermine Mamuti dhe Arben Zyberi të cilët para qytetarëve
të Komunës së Sarajit shpalosën  një pjesë të programit të BDI-së  i
cili pritet të realizohet në mandatin e ardhshëm.

Related posts

Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci z. Arne Bjornstad.  Kryetari…

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …