MF: Detyrime më të ulëta të importit për kompanitë vendase, zvogëlim të normave doganore për 258 mallra industriale dhe për gazin natyror

Zvogëlohen ose shfuqizohen në mënyrë të përhershme normat doganore për 258 lëndë të para dhe repromateriale që nënkupton zvogëlim të detyrimeve të importit për kompanitë vendase. Kjo mundësohet me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tarifë doganore i cili u miratua nga Kuvendi me ç’rast ministria e Financave punoi gjatë vitit të kaluar në konsultime me komunitetin e biznesit.Sipas ministrit të Financave Fatmir Besimi, me shfuqëzimin e tarifave, zvogëlohen shpenzimet për prodhim, me ç’rast ndikohet në përforcimin e konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë. Besimi vlerëson se me këtë ligj, kontrubuohet në përmirësimin e konkurrencës së kompanive vendase, atraktivitetin më të madh të vendit për tërheqjen e kompanive të reja me kapital të huaj nga sektorë të ndryshëm ekonomik, zgjerimin e prodhimtarisë së kapaciteteve ekzistuese të kompanive vendase dhe të huaja si dhe rritjen e punësimeve. Sipas ministrit, përkrahja e konsiderueshme për kompanitë vendase dhe industrinë për zvogëlimin e shpenzimeve të prodhimit, bëhet gjithashtu edhe me shfuqizimin e normës doganore për gazin natyror, e cila parashihet me këtë zgjidhje ligjore. Njëkohësisht, ministri theksoi se në kushtet e krizës energjetike, kontribuohet për stabilitet më të madh të çmimeve të këtij energjensi dhe nxitet edhe ndryshimi i shfrytëzimit të energjensave drejt energjensave më pak ndotëse. Me zvogëlimin e normave doganore për lëndët e para ose repromaterialet që shfrytëzohen në prodhimtarinë e avancuar teknologjike, gjithashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndihmohet edhe në sektorin e automobilave, sektorin e përpunimit të metaleve, sektorin e metalurgjisë, tekstilit dhe industrisë së lëkurës, të cilat në vitet 2020 dhe 2021 shënuan rënie serioze të prodhimtarisë industriale. Në kushte të pandemisë dhe vështirësive në punë të kompanive nga industria e përpunimit, zvogëlimi i normave doganore të disa lëndëve të para dhe repromaterialeve, do t’i lehtësojë kushtet për punën e këtyre kompanive dhe do të mundësojë rritjen e konkurrencës së tyre në treg. Me këtë Propozim ligj janë përfshirë lëndët e para dhe produktet që nuk prodhohen në vend dhe furnizohen nga importi, kurse normat e tyre doganore gjatë importit në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë dukshëm më të larta karahasuar me normat doganore të këtyre produkteve gjatë zbatimit në Bashkimin Evropian.Me zvogëlimin e detyrimeve të importit – normat doganore në nivel të BE-së, vlera do të afrohet me normat doganore që zbatohen në Bashkimin Evropian, që do të thotë se do të mundësohet që të përmirësohet konkurrenca e kompanive vendase dhe do të ketë atraktivitet më të madh të vendit për tërheqjen e kompanive të reja me kapital të huaj nga sektorë të ndryshëm ekonomik. Me miratimin e këtij ligji, realizohet Programi i Qeverisë, si dhe Masa 17-të nga pakoja e pestë e masave ekonomike për rivitalizimin e ekonomisë në kushtet e COVID-19, që i referohet zvogëlimit të normave doganore në nivelin e Bashkimit Evropian për mallrat më prioritare të cilat si lëndë të para dhe repromateriale shfrytëzohen në industrinë e përpunimit. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…