Vendi gjatë vitit 2021 ka realizuar kthimin e TVSH-së ndaj ekonomisë për 22.8% më shumë krahasuar se me vitin 2020 dhe 20.8% nëse krahasojmë me vitin 2019. Gjegjësisht, në kompanitë e RMV-së në bazë të kthimit të TVSH-së gjatë vitit 2021 kanë hyrë 30 miliardë denarë ose 488 milionë euro që është për 5.6 miliardë denarë (91 milionë euro) më shumë krahasuar me vitin paraprak. Gjithashtu te kompanitë gjatë vitit 2021, u realizua kompensimi i detyrimit të krijuar të TVSH-së (barazim me paradhënie të TVSH-së) me vlerë prej 1.2 miliardë denarëve me tatimet e tjera, me ç’rast vlera e kthimit të TVSH-së gjithsej është 31.2 miliardë denarë.Sa i përket vlerës absolute, kthimi i realizuar në vitin 2021 është më i lartë krahasuar me vitet paraprake, gjegjësisht kur janë kthyer 397.4 milionë euro në vitin 2020, 403.9 milionë euro në vitin 2019, 375.8 milionë euro në vitin 2018, 315 milionë euro në vitin 2017 dhe 280 milionë euro në vitin 2016. Kjo është përkrahje e rëndësishme për kompanitë, veçanërisht gjatë periudhës së krizës së shkaktuar nga COVID-19, ku ndikimi i saj mbi ekonominë ende ndihej edhe gjatë vitit 2021, me ç’rast kishte nevojë për përkrahje, që u realizua përmes gjashtë pakove të masave kundër krizës. Kthimi i TVSH-së gjatë vitit 2021 u realizua në mënyrë të rregullt dhe në kohë. Në këtë drejtim kontribut ofroi përqindja e madhe e dixhitalizimit të procesit dhe ndikimi më i madh ndaj efikasitetit të kthimit të TVSH-së, për të cilin punohet aktualisht, që do të japë rezultate me ç’rast ky proces do të automatizohet plotësisht. Kthimi në mënyrë të rregullt dhe në kohë i TVSH-së ndaj kompanive në ekonominë vendase është e rëndësishme sa i përket likuiditetit të tyre dhe konkurrencës.