MF: Partitë politike pjesë e debatit publik për reformën tatimore – Inkluziviteti krijon zgjidhje të qëndrueshme

Ministria e Financave hapi debat të gjerë publik për Konceptin e reformës tatimore, ku u prezantua nga ministri i Financave, Fatmir Besimi para përfaqësuesve të partive politike dhe fondacioneve ndërkombëtare. Si në të gjitha takimet e deritanishme në kuadër të debatit publik, edhe në këtë takim morën pjesë udhëheqësia e Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Drejtorisë doganore.

“Filluam një proces konsultimesh dhe debati të gjerë me të gjitha palët e interesuara. Kjo është thelbësore për një shtet demokratik siç është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe gjithashtu është një mjet për hartimin e zgjidhjeve që do të kenë përkrahje dhe që do të jenë të qëndrueshme në periudhë afatgjate. Përmes konsultimeve të deritanishme dëgjuam mendime, pikëpamje, argumente të ndryshme, sot do t’i dëgjojmë edhe nga ana juaj dhe mendoj se në mënyrë konsultative, inkluzive dhe transparente do të arrijmë në zgjidhje sistemike që do të rezultojë drejt qëllimit – krijimi i sistemit tatimor të drejtë, efikas, transparent dhe modern në periudhë afatgjate”, theksoi ministri Besimi.

Ai shtoi se konsultimet për këtë proces nisën që nga viti 2020, paralelisht me analizat e performancës së sistemit tatimor dhe nevojat për përmirësimin e tij, çka do të thotë se Koncepti i propozuar nuk është zgjidhje e njëhershme që realizohet në kohë krize me synim kryesor rritjen e të hyrave buxhetore.

“Normat tatimore, veçanërisht pjesëmarrja e të hyrave tatimore në PBB në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është më e ulët se vendet e BE-së dhe vendet e rajonit. Kjo, tregon se nevojiten ndryshime sepse jemi vend që përpiqet të arrijë standardet e BE-së dhe cilësinë e shërbimeve publike. Prandaj e nisëm këtë proces duke miratuar Strategjinë e Reformës Tatimore dhe përmes qasjеs së këtillë gjithëpërfshirëse të arrijmë në zgjidhje më optimale”, thekson ministri.

Ai theksoi se kjo reformë ka rëndësi për rritjen ekonomike në periudhën e ardhshme dhe drejtësinë sa i përket barrës tatimore dhe se pritet që përmes dialogut konstruktiv të përkrahet reforma, që do të definohet pas përfundimit të debatit dhe konsultimit të të gjitha palëve të interesuara.

“Kjo reformë i referohet të gjithëve. Të gjithë jemi obligues tatimorë dhe duhet ta shikojmë tërësinë, përkatësisht qëllimin që synojmë ta arrijmë dhe tejkalimin e interesave personale. Kjo paraqet kontribut ndaj mirëqenies së përgjithshme të vendit” theksoi ministri Besimi, ku shtoi se pret nga partitë politike, të përfaqësuara në Kuvend, përkrahje lidhur me këtë çështje, siç u arrit edhe paraprakisht për Ligjin për Financimin e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ligjin për Buxhetet.

“Kjo tregon se ne nuk synojmë vetëm avancimin e arkëtimit të të hyrave, por edhe reformat lidhur me rritjen e efikasitetit dhe transparencës së shpenzimit të të hyrave të arkëtuara. Me Ligjin e ri për Buxhetet, vendosen rregula fiskale me të cilat përcaktohet deficiti buxhetor, niveli i borxhit publik, përcaktohen mekanizmat e shpenzimit më efikas të mjeteve buxhetore, ndërsa avancohet edhe decentralizimi fiskal, theksoi ministri Besimi, duke shtuar se ndërmerren edhe masa për zvogëlimin e ekonomisë gri, përkatësisht masa që do të kontribuojnë në formalizimin e ekonomisë joformale.

Nisma për debatin mbi konceptin e reformës tatimore në takim u vlerësua si kontribut pozitiv në paraqitjen e mendimeve të ndryshme dhe inkorporimin e tyre në zgjidhjet përfundimtare.

Koncepti i reformës së politikës tatimore bazohet në pesë priorite të definuara në Strategjinë e Reformës së Sistemit Tatimor (20221-2025). Këto janë: drejtësi më e madhe në tatimim; efikasitet dhe efektivitet më i madh në sistemin tatimor për arkëtim më të mirë të të hyrave, rritje e transparencës tatimore, cilësi më e mirë e shërbimeve dhe afirmim i politikave tatimore ekologjike.

Bëhet fjalë për reformë që do të implementohet në faza në periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2025, e cila përfshin edhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare. Debati publik do të fillojë në fillim të këtij muaji.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…