MF: Përmirësojmë efikasitetin energjetik në objektet shëndetësore dhe objektet që janë nën kompetencat e komunave

Ministria e Financave përmes njësisë projektuese MSIP realizon Projektin për efikasitet energjetik në sektorin publik, ku janë siguruar mjete në vlerë të përgjithshme prej 25 milionë euro me përkrahjen e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore. Në këtë fazë, me anë të këtyre mjeteve do të bëhen me efikasitet energjetik 18 objekte shëndetësore, si dhe objekte për të cilat 17 komuna kanë parashtruar 54 projekte. Sot është Dita Botërore e efikasitetit energjetik që këtë vit shënohet në kushtet e krizës energjetike që tregon se sa e rëndësishme është shfrytëzimi racional i energjisë dhe ulja e kostove.Qëllimet kryesore të këtij projekti janë zvogëlimi i konsumit të energjisë elektrike në sektorin publik përmes shfrytëzimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, si dhe formimi i Fondit për efikasitet energjetik.Nga vlera e përgjithshme e huas që është 25 milionë euro, 5 milionë euro investime janë paraparë për objektet shëndetësore dhe 10.5 milionë euro për projektet e komunave.Në kuadër të projektit, 18 objekte shëndetësore tashmë e kanë kryer skriningun e parë sizmik dhe do të bëhen me efikasitet energjetik. Në mesin e tyre janë edhe klinikat universitare dhe shtëpitë e shëndetit.Përveç investimeve prej 5 milionë euro për objektet shëndetësore janë paraparë edhe 10.5 milionë euro për projektet lidhur me efikasitetin energjetik në komuna.Në thirrjen publike janë paraqitur gjithsej 54 projekte nga 17 vetëqeverisje lokale, nga të cilat shumica i referohen objekteve të institucioneve arsimore, përkatësisht shkollave. Bëhet fjalë për komunën e Mogillës, Kavadarit, Ohrit, Llozovës, Debërcës, Dojranit, Vallandovës, Gostivarit, Resnjës, Kërçovës, Qendrës, Demir Kapisë, Pehçevës, Strugës, Rankovcës, Kisella Vodës dhe Qytetin e Shkupit. Përkrahja financiare për njësitë e vetëqeverisjes lokale është 100% e vlerës, me ç’rast 80% e investimit të aprovuar është nënhua, ndërsa 20% janë mjete grant. Afati i pagesës është 7-12 vite me grejs periudhë të përfshirë prej 3 vitesh dhe normë të interesit, që është e barabartë me normën e interesit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Bankës Botërore.Gjithashtu, në kuadër të projektit të dytë MSIP, 36 komuna kanë siguruar mjete të favorshme financiare për realizimin e investimeve të tyre kapitale infrastrukturoreJanë nënshkruar 37 marrëveshje për nënhua lidhur me realizimin e 42 nënprojekteve, me vlerë të përgjithshme prej 19.2 milionë eurove, me ç’rast 24 komuna i kanë përfunduar tërësisht marrëveshjet e tyre.Projekti mundëson financimin e projekteve komunale kapitale si në vijim: furnizimi me ujë, kanalizimi dhe bartja e ujërave të zeza, efikasiteti energjetik, modernizimi dhe rikonstruimi i rrugëve, furnizimi me automjete për ndërmarrjet publike komunale, si dhe ndërtimi i kopshteve për fëmijë, tregjet e gjelbra, infrastruktura për zonën industriale, etj. Realizimi i këtyre projekteve pritet të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës.

Related posts

Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci z. Arne Bjornstad.  Kryetari…

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …