Qytetarët nga dita e sotme do mund të aplikojnë për subvencion të kredisë banesore nga shteti, përmes projektit “Blej shtëpi, blej banesë”. Publikohet thirrje publike sipas së cilës qytetarët do të parashtrojnë kërkesë duke përfshirë datën 31 gusht të vitit 2022 për subvencionin shtetëror të pjesëmarrjes ose këstit mujor për blerjen e banesës ose ndërtimin/blerjen e shtëpisë së re. Subvencioni aprovohet për kredi banesore deri në 50.000 euro, ku afati i pagesës nuk është më i shkurtër se 20 vjet dhe mund të arrijë deri në 20.000 euro, sipas modelit të përzgjedhur të subvencionimit dhe vlerës së kredisë. Sipas modelit të përzgjedhur, periudha e subvencionuar mund të jetë deri në 11 vjet. Qytetarët mund të aplikojnë për 6 modele të ndryshme që ofrojnë përfitime të ndryshme sipas faktit nëse ata dëshirojnë të aplikojnë për subvencionim të këstit mujor të kredisë ose të pjesëmarrjes, në varësi të faktit nëse ata po aplikojnë për blerje të banesës apo shtëpisë dhe varësisht nga mosha e tyre. Më shumë informacione rreth modeleve mund të merrni në doracakun e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Financave. Sipas kritereve të përcaktuara, norma e interesit është 2.9% për 3 vitet e para dhe 3.9% për vitin e katërt dhe të pestë, ndërsa sa i përket modelit – subvencionimi i pjesëmarrjes, norma e interesit është 4% për tërë kohëzgjatjen e pagesës me Euribor 6 mujor plus. Sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara, për shrytëzimin e subvencionimit të kredisë mund të aplikojnë persona që janë ose nuk janë në bashkësi martësore, të cilët nuk posedojnë banesë ose shtëpi në emrin e tyre ose në emër të çiftit bashkëshortor, të hyrat mujore nuk duhet të kalojnë 900 euro për ata që nuk janë të martuar ose 1.300 euro në muaj për çiftin bashkëshortor. Çmimi i shitjes së banesës që blihet me subvencionimin e kredisë nuk duhet të kalojë vlerën prej 900 eurove dhe sipërfaqe deri në 150 m2.Qytetarët e interesuar mund të parashtrojnë kërkesë për kredi banesore të subvencionuar në bankat komerciale në vend përmes së cilave zbatohet projekti, respektivisht përmes bankave: “NLB” SHA Shkup, “Stopanska” SHA Shkup, “Shparkase” SHA Shkup, “Stopanska” SHA Manastir, “TTK” SHA Shkup dhe “ProKredit” SHA Shkup. Përmes projektit “Blej shtëpi, blej banesë” i cili realizohet që 10 vite, deri më tani janë aprovuar 2000 kërkesa, me ç’rast vlera e kredive të aprovuara është mbi 73 milionë euro, ndërsa vlera e subvencioneve të aprovuara është mbi 18 milionë euro.