Ministri Bekteshi takim me ambasadorin rus Bazdnikin: Maqedonia e Veriut dhe Federata Ruse kanë potencial të madh për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Sot, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u takua me Ambasadorin e Federatës Ruse Sergej Bazdnikin. Tema kryesore e takimit të Ministrit me ambasadorin ishte mundësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Në takim, u shpreh kënaqësia për bashkëpunimin e vazhdueshëm e të frytshëm si dhe për marrëdhëniet e forta miqësore mes dy vendeve. Ministri theksoi se interesi strategjik i vendit tonë është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE, por gjithashtu mbajtja e marrëdhënieve të mira bilaterale me vendet miqësore tradicionale siç është Federata Ruse. Në takim u konkludua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Federata Ruse po arrijnë bashkëpunim intensiv ekonomik, me formën mbizotëruese të bashkëpunimit në shkëmbimin tregtar. Të dhënat për shkëmbimin tregtar tregojnë se për 11 muaj vitin e kaluar edhe përkundër pandemisë është shënuar rritje prej 6%, në tregtinë bilaterale, eksporti është rritur me 9.7% dhe importi me 4.6% krahasuar me vitin 2019. Në takim u diskutua për katër Pakot e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria për mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë me qëllim për të zbutur efektet negative të krizës socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Ministri Bekteshi theksoi se masat po japin rezultatet e dëshiruara në ekonomi dhe nënvizoi se në Pakon e pestë të masave që është në fazën përfundimtare, mbështetja do të drejtohet për sektorët dhe qytetarët më të prekur dhe synohet ringjallja e ekonomisë. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se rritja e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve do të mbetet prioritet në periudhën e ardhshme, veçanërisht në fushën e turizmit dhe energjetikës.          

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…