Ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës, Jeton Shaqiri, sot merr pjesë në takimin ministror të mbajtur në suaza të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë, si eveniment përmbyllës i Samitit të tretë Digjital.Ky samit realizohet në kuadër të një nisme, e cila ka dalur nga Procesi i Berlinit dhe Plani Shumëvjeçar i Veprimit të Zonës Rajonale Ekonomike (MAP REA) për Ballkanin Perëndimor.Ceremominë e hapi me fjalën e tij kryeministri i Republikës së Shqipërisë z.Edi Rama, duke theksuar përfitimet nga Agjenda e përbashkët digjitale.Në tryezën e rrumbullakët, krahas ministrit Shaqiri, marrin pjesë edhe kolegët e tij nga rajoni: Vojin Mitroviq ministër i komunikimeve dhe transportit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Blerim Kuçi ministër i zhvillimit ekonomik dhe mjedisit jetësor të Republikës së Kosovës, Suzana Pribiloviq ministre e administratës publike të Malit të Zi, Tatjana Matiq ministre e tregtisë, turizimit dhe telekomunikacionit të Republikës së Serbisë, si dhe Etjen Xhafaj zëvendësministër i infrastrukturës dhe energjetikës së Republikës së ShqipërisëMe partnerët e Ballkanit Perëndimor, ministri Shaqiri pati mundësinë të shkëmbejë përvoja dhe praktika të mira në aspekt të transformimit digjital të rajonit. Bashkëbiseduesit e lartë, biseduan ndërmjet tyre rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit, por edhe për sfidat me të cilat po përballen në realizimin e synimit kyç dhe ky është përmirësimi i cilësisë së jetesës së të gjithë qytetarëve në të gjashtë shtetet.Takimi ministror, u përmbyll me nënshkrimin e dy Memorandumeve të bashkëpunimit, me të cilët do të thellohet bashkëpunimi në sferat e 5G-së, Interoperabilitetit dhe sferave të tjera, në drejtim të integrimit digjital, shkëmbimit të sigurtë të të dhënave dhe ndërlidhjes më të ngushtë reciproke.Njëkohësisht, u miatuan konkluzionet nga mbajtja e Samitit të tretë digjital të Ballkanit Perëndimor, lidhur me aktivitetet të cilat do të pasojnë. Samiti promovon perspektivë digjitale të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përfshin katër platforma kryesore: Lidhja e rrjeteve dhe shërbimeve, besim dhe siguri, aftësi digjitale dhe ekonomi digjitale.