Me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Fatos Reka, biseduam për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, përkatësisht në sferën e digjitalizimit dhe Reformës së administratës publike. Njëkohësisht, Ambasadori Reka, na fton në Tiranë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave të tyre dhe praktikave të mira lidhur me shërbimet elektronike dedikuar qytetarëve dhe adminstratës shtetërore.