Ministri Nuredini në mbledhjen e 27-të të palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike

Në periudhën prej 7-9 nëntor 2022, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, merr pjesë në takimin e 27-të të palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), duke i konfirmuar përpjekjet e vendit për të ndërmarrë pjesën e tij të obligimeve globale për arritjen e qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit.

Si shtet palë në UNFCCC dhe Marrëveshjen e Parisit, ndajmë pritshmëri të ngjashme nga samiti ndërkombëtar, sidomos në aspektin e përshtatjes, financimit dhe transparencës.

Përveç kësaj, mbështesim vendime gjithëpërfshirëse të bazuara në rregulla dhe prova shkencore, të udhëhequra nga parime të cilat bazohen në marrëveshje, vendime, premtime dhe obligime, nga Rio 1992 deri në Gllasgov 2021.

Po përpiqemi që të kontribuojmë në aksionin global klimatik përmes harmonizimit të politikave dhe masave për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe përpjekjeve të intensifikuara për përshtatje të sektorëve më të cenueshëm të mbështetur nga rrjedhat e duhura financiare. Dakordohemi  se një “tranzicion i drejtë” mbetet një prioritet për vendet në zhvillim në mbarë botën.

Arritja e qëllimit të Marrëveshjes së Parisit kërkon që të gjithë të bashkohen për të kufizuar ngrohjen globale nën  20 C ( gradë celsius ).

Duhet të prezantojmë zgjidhje dhe inovacione të reja që ndihmojnë në zbutjen e ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, duhet t’i përsërisim dhe t’i zgjerojmë me shpejtësi të gjitha zgjidhjet e tjera të përshtatshme me klimën për zbatim në vendet në zhvillim.

Ne, si vend nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, gjithashtu ndajmë sfida të ngjashme për sa i përket arritjes së qëllimeve dhe objektivave të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar, si dhe atyre të përcaktuara nga legjislacioni evropian dhe vendimet ministrore brenda Komunitetit të Energjetik.

Të gjithë jemi të përkushtuar për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila kërkon vizion, udhëheqje si dhe një sërë infrastrukturës strategjike, ligjore, organizative dhe procedurale.

 Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për përmbushjen e të gjitha parakushteve për veprim të integruar klimatik. Kemi miratuar një sërë dokumentesh të nevojshme për rritjen e dekarbonizuar dhe po finalizojmë kuadrin ligjor.

COP27 do të jetë një moment që vendet t’i përmbushin premtimet dhe angazhimet e tyre për përmbushjen e qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit për përmirësimin e zbatimit të Konventës.

Në margjinat e Konferencës, ministri Nuredini, do të realizojë mbledhje bilaterale me kolegët e tij si dhe me drejtorë ekzekutivë të disa institucioneve ndërkombëtare.

Mendojmë në një mbështetje të mëtejshme nga partnerët ndërkombëtarë në zbatimin e qëllimeve tona ambicioze.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…