Ministri Osmani nesër do të vizitojë Turqinë

Kryesuesi i OSBE-së, Ministri Bujar Osmani, nesër, e hënë, 20 shkurt 2023, do të vizitoj në Republikën e Turqisë së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Hellga Shmid.

Gjatë vizitës, kryesuesi Osmani do të ketë takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu.

Vizita zhvillohet në një situatë të vështirë për Turqinë, pas një sërë tërmetesh shkatërruese në të cilat humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, qindra mijëra u plagosën dhe në zonat e prekura infrastruktura u shkatërrua plotësisht, gjë që sjell vështirësi shtesë për dërgimin e ndihmave humanitare, ushqimit dhe ujit për të mbijetuarit. Vizita e kryesuesit të OSBE-së, Osmani, ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për rritjen e ndihmave humanitare nga vendet pjesëmarrëse dhe fondet e OSBE-së që janë për këtë qëllim.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…