Ministri Osmani sot do të hapë Konsullatën e Parë të Nderit në rajonin e Edirnesë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të hapë Konsullatën e Parë të Nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rajonin e Edirnesë, Republika e Turqisë.

Në kuadër të vizitës, Ministri Osmani do të ketë takim edhe me Guvernatorin e Edrenesë, Husein Kurshat Kirbijik, si dhe me studentë tanë të shumtë që studiojnë në Universitetin e Thrakisë në këtë qytet.

Qyteti i Edirnesë si qendër tregtare ka një industri në rritje të vazhdueshme dhe hapja e Konsullatës së nderit në këtë qytet do të forcojë më tej lidhjet tregtare, kulturore dhe turistike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe këtij rajoni të Turqisë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…