Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Jeton Shaqiri sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Britanisë së Madhe, ekselencën e saj, znj. Rachel Galloway.Ky takim është vazhdim i takimit të mëparshëm, në të cilin ministri Shaqiri i prezantoi ambasdores Galloway 3 shtyllat kryesore të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë: digjitalizimi, reforma në administratën shtetërore dhe ndryshimet në Ligjin për media.Në takimin e zhvilluar sot, ministri Shaqiri e informoi ambasadoren Galloway për arritjet dhe progresin e bërë në të 3 këto procese, duke theksuar se këto arritje vijnë nga takimet dhe konsultimet e vazhdueshme me të gjitha palët e interesit, në mënyrë që të sillen vendime të dobishme për të gjithë.“Qershori është muaji i rëndësishëm, përsa i përket reformës në administratën shtetërore. Javën e ardhshme do të vendosim në Regjistrin unik nacional të rregulloreve dy ligje të reja, për të cilat jemi konsultuar me Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit” theksoi ministri Shaqiri.Në progresin e bërë në procesin e digjitalizimit, ministri Shaqiri radhiti ndryshimet në Ligjin për komunikime elektronike, përmirësimin e infrastrukturës së IT-së përmes projektit të IPA 2, NODE, duke shtuar edhe faktin se jemi pranë krijimit të sistemit elektronik të inspektimit.Përsa i përket ndryshimeve në Ligjin për media, ministri tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me mediat dhe operatorët për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Me ndihmën e Komisionit Europian do të rishqyrtohet çdo nen të këtij ligji.Ambasadorja Galloway nga ana e saj tha se Ambasada Britanike në vend i ndjek me vëmendje këto procese dhe ofroi ndihmën e saj për t’i çuar para këto procese.