Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e sallës sportive në Deloogozhdë të Komunës së Strugës.Ме këtë marrëveshje Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të investojë në objektin për edukimin fizik, me hapësirë të përgjithshme prej 650 metra katrorë në Komunën e Strugës. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Shaqiri theksoi se një nga faktorët vendimtar në rritjen e gjeneratave të shëndosha është edukimi fizik cilësor që inkurajon nxënësit të merren me sport dhe të arrijnë rezultate më të larta.Prandaj, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës me investime dhe ndërtimin e objekteve të reja krijojnë kushte më të mira ku fëmijët do të mund të realizojnë orë dhe aktivitete të tjera sportive.Salla e sportit në Dellogozhdë do të jetë e dedikuar për lloje të ndryshme të sporteve si hendboll, basketboll, volejboll, futboll të vogël dhe gjimnastikë. Kryetari Merko dhe ministri Shaqiri realizuan edhe një takim pune ku diskutuar për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me arsimin.