Ministri Shaqiri pret në takim ambasadorin kinez: Prioritet reforma e administratës dhe digjitalizimi i institucioneve

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri sot mbajti një takim pune me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Zhang Zuo. Në takim, u shkëmbyen përvojat dhe u shqyrtuan projekte aktuale dhe të ardhshme, për qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të shoqërisë digjitale dhe të sferës ekonomike në përgjithësi. Ministri Shaqiri tha se bashkëpunimi me Republikën Popullore të Kinës zgjat tashmë shumë vite dhe kontribuon ndaj proceseve moderne që zhvillohen në vendin tonë. “Ne si MSHIA, një ministri e rëndësishme për reformën e administratës publike dhe digjitalizimin, do të vazhdojmë me sa i përket përfundimit të reformave të brendshme të administratës dhe do të vazhdojmë me procesin e lidhjes digjitale të sa më shumë institucioneve”, tha ministri Shaqiri. Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës Zhang Zuo, shprehu nga ana e tij kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim më intenziv, posaçërisht tani, në kohë të pandemisë, kur digjitalizimi veçanërisht luan një rol të rëndësishëm.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…