Është kënaqësi e veçantë për ne që dy kompanitë e njohura vendore SH.A. KIBS Shkup në partneritet me SH.A. Nextsense Shkup, të cilat janë të pranishme në tregun vendor dhe ndërkombëtar me shërbime të digjitalizimit, kanë investuar në zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të mjeteve digjitale, të cilat do të mundësojnë një hap të rëndësishëm në mundësitë e transformimit digjital të shërbimeve publike, tregtare dhe shtetërore. ,,Sot pata nderin të prisja në takim pune, Drejtorin e përgjithshëm të SH.A. KIBS Shkup, z.Goran Anastasovski, Drejtorin e përgjithshëm të Nextsense, z.Vasko Kronevski, së bashku me ekipet e tyre, të cilët punuan në zhvillimin e këtyre shërbimeve. Shkak për këtë takim u bë vendimi i përgatitur javën e kaluar për regjistrimin në regjistrin e skemës së parë të identifikimit elektronik të zhvilluar plotësisht nga kompanitë vendase. Në këtë takim e theksuam rëndësinë që kompanitë vendase të investojnë në zhvillimin e shërbimeve që jo vetëm zbatojnë mundësitë më moderne për digjitalizim, por edhe kanë një ndikim të fortë direkt dhe aplikim në proceset e transformimit digjital në vendin tonë. Në takim ramë dakord që në të ardhmen e afërt të kryhet integrimi i shërbimit të identifikimit digjital dhe të kualifikuar në Portalin e shërbimeve elektronike dhe në sistemet e tjerë shtetërorë. Me këtë shërbim ne i japim nënshkrimit elektronik të njëjtin efekt juridik si nënshkrimi klasik dhe i afrohemi synimit tonë për të reduktuar në ,,0” përdorimin e letrës në administratën shtetërore, që është një hap tjetër drejt digjitalizimit të administratës dhe shërbimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi ministri Shaqiri.