Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin lidhur me pakon e gjashtë të masave ekonomikePako e gjashtë e masave siguron linjë kreditore për mbështetje financiare të subjekteve të biznesit në fushën e transmetimit të programeve radiotelevizive me qëllim zvogëlimin e pasojave nga pandemia KOVID-19, përmes një linje të veçantë kreditore me shumë prej 61,5 milionë denarë ose 1 milion euro, me normë interesi 0%, e cila do të plasohet nga Banka për zhvillim.