Ministri Shaqiri zhvillon takim me zv. Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, z. Dritan Abazoviç

Gjatë vizitës në Podgoricë të Malit të Zi, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, zhvilloi takim me zv. Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, z. Dritan Abazoviç.   Ky takim u zhvillua në një frymë të ngrohtë dhe miqësore.   U diskutua dhe u preken mjaft tema bashkë, duke përfshirë atë të digjitalizimit, heqjen e tarifës së Roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për bashkëpunime të tjera të mundshme mes dy vendeve.   Shkëmbimi i eksperiencave është mëse i nevojshëm për të çuar përpara projektet tona.   Takimi u mbyll duke paralajmëruar takime të tjera më të shpeshta në të ardhmen dhe me premtimin për një bashkëpunim dhe komunikim më të intensifikuar.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…