Ministria e Ekonomisë dhe Bujqësisë me përfaqësues të tyre në diplomacinë ekonomike

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani së bashku me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Zv/ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Trajan Dimkovski nënshkruan Marrëveshje për dërgimin e Këshilltarëve ekonomik nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, si pjesë e projektet të madh për Diplomacinë ekonomike.“Që në fillim kam paralajmëruar se do t’i qasemi në mënyrë të veçantë ose me të a.q. “Tejllor mejd” qasje për vendet e ndryshme dhe rajonet. Në këtë kuptim, posaçërisht më gëzon fakti që projekti për Diplomaci ekonomike, faktikisht e zgjerojmë me përfshirjen e përfaqësuesve të resoreve ekonomike, nën ombrellën e diplomacisë, me çka besoj se do të sigurojmë prezencë më adekuate ekonomike sipas specifikave të rajoneve të ndryshme dhe ekspertizë të resoreve të ndryshme. Pres që periudhën në vijim të sigurojmë kushte për hyrje në fazën e tretë përmes së cilës në diplomacinë ekonomike do të përfshijmë edhe ekspertë të jashtëm dhe profesionistë të dëshmuar nga fusha”, theksoi Osmani, duke potencuar se kjo është pjesë e pilot projektit, për këtë vit, prej ku pritet edhe inputi i parë për suksesin e të gjithë procesit dhe dobisë së tij më tutje.“Pres që përfaqësuesit tanë në diplomacinë ekonomike t’i japim dimension më të madh ekonomik politikës së jashtme, e me këtë rast t’i zgjerojnë kanalet për intensifikimin e shkëmbimit tregtar, në hapjen e tregjeve të reja për kompanitë ekzistuese, të sigurojnë qasje më të lehtë dhe më të informuar të potencialit të investuesve të huaj, dhe me këtë të sigurojmë kushte për rritje më të madhe intensive ekonomike”, tha Ministri i Ekonomisë, Bekteshi.Në një vijë të njëjtë edhe Zv/ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave. Trajan Dimkovski veçoi potencialet e mëdha nga avancimi i shkëmbimit në bujqësi, industrisë përpunuese dhe prodhimit të ushqimit. Në vend, tashmë është krijuar bazë e mirëfilltë biznesore, ku nëse sigurohet qasje adekuate mundet që të garohet edhe në tregjet botërore.  Me nënshkrimin e memorandumeve midis resoreve u paralajmëruan edhe Këshilltarët e parë ekonomik nga të dy ministritë që do të dërgohen përmes MPJ-së. Nga Ministria e Ekonomisë do të dërgohen Këshilltarë Ekonomik me detyrë në Organizatën Tregtare Botërore, pastaj në Bruksel me detyrë në vendet e BENELUKS-it; Në Konsullin Gjeneral në Çikago me detyrë në shtetet Federale, si: Ilinois, Miçigen, Viskonsin, Indijana, Ohajo dhe Minesota. Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave do të dërgohet Këshilltarë ekonomik në Ambasadën në Romë, me detyrë të posaçme në Organizatën për Ushqim dhe Bujqësi- FAO, njëherazi me detyrë edhe për gjithë territorin e Italisë, ndërsa në fazën e mëvonshme, në plan është që nga Bujqësia të dërgohen Këshilltarë ekonomik në vende tjera, sipas detyrave specifike të këtij drejtori.Grupi i parë i Këshilltarëve ekonomik ishin të zgjedhur për Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi, ndërsa MPJ Osmani njoftoi se momentalisht është i hapur konkursi në suaza të MPJ-së, me çka do të dërgohet edhe një Këshilltarë ekonomik në Sofje. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…