MMJPH: Miratohet projektligji për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor

Në seancën e djeshme të 69-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me 62 vota për, u miratua Projektligji për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme në të kaluarën, MMJPH  vazhdoi me rihartimin dhe përgatitjen e këtij projektligji për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor, duke iu përgjigjur nevojave specifike të mbikëqyrjes inspektuese në mjedisin jetësor dhe duke e harmonizuar atë me kërkesat e legjislacionit të BE-së në këtë fushë dhe përmbushjen e detyrimit të noteruar në raportet e mëvonshme të monitorimit të progresit të Komisionit Evropian.

Ligji do të mundësojë fillimin e një procesi reformash për përmirësimin dhe riorganizimin e sistemit të inspektimit të mjedisit jetësor në nivel kombëtar dhe vendor dhe përparimin e inspektimit, i cili do të sigurojë mbrojtje më të mirë të mjedisit jetësor .

Miratimi i këtij ligji do të sigurojë, nga njëra anë, planifikim shumëvjeçar të mbikëqyrjes inspektuese në mjedisin jetësor, i cili do të sigurojë tejkalimin e sfidave aktuale me burimet njerëzore, si dhe planifikimin e duhur të mbikëqyrjes inspektuese në nivel qendror dhe vendor në përputhje me politikat e mjedisit jetësor, si dhe procedurat më të detajuara për mbikëqyrjet emergjente dhe të jashtëzakonshme.

Elementet kryesore të këtij ligji synojnë vendosjen e planifikimit të koordinuar të mbikëqyrjes inspektuese në të gjithë territorin e vendit.

Është krijuar planifikimi në bazë të kritereve për vlerësimin e rrezikut që kanë  subjektet  e mbikëqyrjes ndaj mjedisit jetësor, si dhe planifikimi i mbikëqyrjes inspektuese i cili do të synojë zbatimin e qëllimeve dhe prioriteteve të përcaktuara në përputhje me dokumentet strategjike në fushën e mjedisit Jetësor.

Me krijimin e dokumenteve planifikuese, Strategjisë dhe Programit, për mbikëqyrje inspektuese në  mjedisin jetësor në nivel të kësaj fushe, dhe jo në nivel shërbimi inspektues, do të mundësohet koordinimi dhe bashkëpunimi i pushtetit qendror me pushtetin vendor lidhur me planifikimin. Planifikimi i duhur i mbikëqyrjes inspektuese do të mundësojë shmangien e përputhjes në inspektim, si dhe mos mbulimin e mbikëqyrjes inspektuese  në media dhe fusha të caktuara.

Mënyra e planifikimit të mbikëqyrjes inspektuese të përcaktuar me ligj ofron zgjidhje me stafin profesional për mbikëqyrje inspektuese, si dhe planifikim të duhur dhe me kohë të resurseve financiare. Është përcaktuar mënyra e kryerjes së trajnimeve të specializuara për inspektorët.

Gjithashtu, bashkëpunimi ndërkomunal është inkorporuar në përputhje me rregulloret për vetëqeverisjen lokale me qëllim të specializimit të inspektorëve për fusha apo media të caktuara të mjedisit jetësor, gjë që mund të çojë dukshëm në përmirësimin e gjendjes me resurset njerëzore në mbikëqyrjen inspektuese.

Ligji përmban edhe dispozita të cilat janë të specifikuara dhe në përputhje me nevojat e procedurës dhe mënyrës së kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese në mjedisin jetësor.

Ligji specifikon më tej dispozitat në lidhje me kryerjen e mbikëqyrjeve inspektuese të jashtëzakonshme (të paparalajmëruara), mundësitë dhe mënyrën e marrjes së mostrave në rrethana të jashtëzakonshme dhe urgjente, si dhe është paraprë një detyrim i veçantë shtesë për përgatitjen e raporteve për lloje të caktuara instalimesh në përputhje me kërkesat e Legjislacionit të BE-së. Këto vendime synojnë edhe dhënien e provave përkatëse për mënyrën e funksionimit të subjekteve të mbikëqyrjes, për kundërvajtje të mundshme të mëtejshme apo procedura të tjera.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…