MMJPH: Seance kushtuar Parkut Kombëtar Mali Sharr si pjesë e Brezit të Gjelbër Evropian në samitin Botëror për Ruajtjen e Natyrës

Seance kushtuar Parkut Kombëtar Mali Sharr si pjesë e Brezit të Gjelbër Evropian në samitin Botëror për Ruajtjen e NatyrësNjë seance e veçantë kushtuar Parkut Kombëtar të Malit Sharr u organizua në pavijonin e Bashkimit Evropian në kuadër të Kongresit Botëror të Ruajtjes së Natyrës në Marsejë, si pjesë e Brezit të Gjelbër Evropian.Ministri Naser Nuredini ndau planet për këtë zonë të re të mbrojtur dhe sfidat në shpalljen si parku i parë kombëtar pas 60 viteve, duke krijuar zonën më të madhe të mbrojtur ndërkufitare në Evropë.“Pjesa maqedonase e Malit Sharr është në zemër të kësaj zone të mbrojtur ndërkufitare dhe ishte lidhja e fundit e pjesës ballkanike të Brezit të Gjelbër Evropian për të siguruar mbijetesën e specieve të jashtëzakonshme endemike. Së bashku me bukuritë e tjera natyrore dhe zonat e mbrojtura, Republika e Maqedonisë së Veriut po bëhet një destinacion kryesor për eko-turizmëm me potencial të madh për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Ministri Nuredini para auditorit.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…