Me rastin e 111 vjetorit të çlirimit të Shkupit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në ngjarjen e promovimit të figurës së Hasan Prishtinës në pullë postare në ITSHKSH, për të vijuar dhe me vendosjen e luleve tek shtatorja e veprimtarit Prishtina.
Ahmeti në Facebook shkruan se Shkupi për të cilin luftuan veprimtarët, sot frymon shqip.
Statusi i plotë:
Sot kur po shënojmë 111 vjetorin e çlirimit të Shkupit u bëmë bashkë për të kujtuar Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin me bashkëveprimtarë, për të reflektuar mbi idealin e tyre dhe mbi amanetin që na e lanë për të ruajtur dinjitetin kombëtar.U përkujdesëm që figura e Hasan Prishtinës të jetë edhe në pullë postare në përvjetorin e 150 të lindjes së tij.Shkupi për të cilin ata luftuan, sot më shumë se kurrë frymon shqip!