Sot, Ministri Nuredini zhvilloi takim pune me ambasadorin e Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.T. Angel Angellov. Takimi u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore. Bashkëpunimi dypalësh në fushën e mjedisit jetësor midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë shënon një zhvillim të veçantë. Një nga projektet prioritare për të dy palët është ndërtimi dhe rikonstruksioni i vijës hekurudhore – Korridori 8. Sipas Konventës për ndikimin në mjedisin jetësor në kontekst ndërkufitar (ESPOO Convention), pala bullgare shprehu interes për krijimin e një komiteti dypalësh për të diskutuar mbi ndikimet në mjedisin jetësor dhe për të propozuar masa zbutëse në zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm. Me krijimin e këtij Korridori, do të zhvillohet një sistem transporti që do të kontribuojë në rritjen e dinamikës ekonomike me vendet evropiane.