Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për burime minerale do të dorëzohen në Kuvend në procedurë të rregullt me përfshirjen e publikut

Ministria e Ekonomisë solli vendimin për t’i propozuar Qeverisë që të tërheq Projektligjin për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për burimet minerale të paraqitur në Kuvend me procedurë të shkurtuar.   Me kërkesë të Aleancës përmes fushatës së avokimit dhe lobimit ” #РазбистриСе “, e cila ishte dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë, Ministria vendosi të tërheqë Projektligjin në mënyrë që ta finalizojë dhe harmonizojë atë me vërejtjet e bëra në kërkesë dhe që I njëjti të dorëzohet përsëri me procedurë të rregullt. Sidoqoftë, Ministria e Ekonomisë konstatoi se në tekstin e kërkesës disa nga vërejtjet në lidhje me dispozitat e Ligjit për Burimet Minerale ishin  keqinterpretuar ose kuptuar në mënyrë jo të plotë, për të cilat duam të informojmë me saktësi publikun për to.   Me këtë projektligj nuk përjashtohet dokumentacioni që duhet të paraqitet në kërkesën për shfrytëzim, që u plotësua me Ligjin për Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Burimet Minerale nga viti 2019, dhe e jëjta është përfshirë si dokumentacion i detyrueshëm në kërkesën për lëshimin e lejes për shfrytëzim dhe ndaj anëtarit me të cilin rregullohet garancia financiare.   Konkretisht, raporti tekniko-teknologjik mbi procedurën e shfrytëzimit të lëndëve të para minerale me teknikat dhe substancat që do të aplikohen transferohet në pjesën që rregullon lejen e shfrytëzimit, sepse mënyra e shfrytëzimit rregullohet në projektin kryesor të minierave, që dorëzohet në aplikimin për leje shfrytëzimi. Vendimi i mëparshëm për dorëzimin e këtij raporti me paraqitjen e kërkesës për dhënien e koncesionit të shfrytëzimit ishte i parakohshëm. Gjithashtu, vlerësimi për degradimin e vendit apo tokës, rikultivimi dhe remedimi i tokës, si dhe plani për menaxhimin me mbeturinat janë rregulluar në dokumentacionin që dorëzohet me kërkesën për lëshimin e lejes për shfrytëzim(projekt kryesor i minierave, vendimi pas studimit/ raporti për ambientin jetësor, plani për menaxhimin me mbeturinat) dhe për këtë qëllim është paraparë të dorëzohet edhe garancioni financiar para nxjerrjes së lejes për shfrytëzim.  Procedura për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e rërës dhe zhavorrit nuk është ndryshuar, dhe ajo plotësohet me dispozitat për marrjen e një vendimi për të refuzuar kërkesën për dhënien e një koncesioni për shfrytëzim në rast se merret një mendim negativ nga një prej institucioneve të ngarkuar për dhënien e mendimit Gjithashtu, Ministria e Ekonomisë këtë vit do të fillojë një procedurë për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për përgatitjen e një Strategjie për kërkime gjeologjike, përdorimin e qëndrueshëm dhe shfrytëzimin e burimeve minerale e cila do të vlerësojë nevojën dhe dinamikën për lëshimin e koncesioneve për burimet minerale në rajone specifike.   Ky është një projekt i vëllimshëm I cili duhet të punohet nga institucion profesional adekuat, por do të jep përgjigje për atë se ku ka kushte për lëshimin e koncesioneve në periudhë të caktuar, duke ndjekur kushtet në treg dhe gjithsesi në përputhje me standardet për mbrojtjen e ambientit jetësor.     Sipas ligjit ekzistues komunat në territoret e të cilave kryhen veprimtari koncesionere marrin 78% nga kompensimi, ndlrsa vetëm 22% shkon në buxhetin shtetëror, por me këtë projekt ligj komunat do të jenë të obliguara këto mjete ti përdorin vetëm për veprimtari shoqërore ose komunale. Procedura për transferimin e koncesionit dhe transferimin e aksioneve nuk ndryshohet, por vetëm rregullohet, në mënyrë që tarifa prej 7%, si dhe pëlqimi i nevojshëm nga Qeveria të mbetet. Duke marrë parasysh të gjitha si më sipër, Ministria e Ekonomisë vlerëson se Projektligji duhet të miratohet, sepse përveç harmonizimit me ligjet e tjera, teksti i ligjit ekzistues është përmirësuar teknikisht, dhe kështu përmirësohet rregullimi i kësaj çështjeje.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…