Në 79 vjetorin e lindjes/ Kryetari Ahmeti bën homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, viziton dhe familjen e tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga ministra, deputetë dhe personalitete të tjera politike nga BDI, vizituan sot familjen e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova si dhe kryen homazhe tek vendprehja e tij në Prishtinë, për të perkujtuar presidentin e ndjerë në 79 vjetorin e tij të lindjes.

Ahmeti përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij në Facebook, shkruan se lobimi i Rugovës bëri që SHBA dhe Europ a të ndihmojnë popullin e Kosovës duke ndërtuar raportë miqësore për të  cilat kujtohet edhe sot e kësaj ditë, drejt një shteti të pavarur dhe përparimtarë.

Statusi i plotë:

Me homazhet në vendprehjen e tij në Prishtinë kujtuam sot në 79 vjetorin e lindjes, Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën.

Me anëtarët e familjes së nderuar Rugova evokuam bashkë kujtime nga ato vite veprimi përplot atdhedashuri të presidentit në shërbim të idealit të lirisë dhe themelimit të shtetit të pavarur të Kosovës.

Falë Presidentit Rugova u zgjua ajo ndërgjegje e fjetur e njerëzimit, lobimi i tij bashkë me pushkët e UÇK-së ishte kushtrim drejtësie të cilit iu përgjigjën SHBA-të dhe Europa.

Do ta kujtojmë përjetë me mall e krenari duke patur frymëzim vitet e jetës që ia kushtoi lirisë e përparimit të Kosovës.

Lavdi e përjetshme Presidentit Rugova!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAliAhmetiOfficial%2Fposts%2Fpfbid0FFDkbx6zXLU4SZhRwFiddcbuwgS2nd9dTfcHwpRmokpniBvi4UinNuhrtKMjxcbul&show_text=true&width=500

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…