Në ditën e parë të Forumit të Dubrovnikut, Osmani me disa takime bilaterale

Qysh para fillimit të Forumit të Dubrovnikut, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi disa takime bilaterale, mes të cilëve me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-ve për Ballkanin, Metju Palmer  dhe me Zabine Shter, e autorizuara për politikat e BE-së në MPJ të Gjermanisë. Në takimet u bisedua për partneritetin strategjik të Maqedonisë së Veriut në bashkësinë euro-atlantike, proceset kyçe reformuese si mbështetje në atë drejtim edhe për hapat e ardhshëm në lidhje me perspektivat evropiane të vendit. Në takim me përfaqësuesin e lartë të SHBA-ve, Metju Palmer, u riafirmuan konkluzionet nga paneli i lartë në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, ku personalisht mori pjesë edhe përfaqësuesi special Palmer. “Ripërtrirja e përforcuar e lidhjeve transatlantike, fokusi i shtuar i SHBA-ve në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe thellimi i Partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve paraqesin interes të përbashkët gjeostrategjik që mbesin prioritet i rëndësishëm në kuadër të politikës sonë të jashtme” , tha Osmani në takim. “SHBA- të janë partner strategjik veçanërisht i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut dhe vizioni i tyre afatgjatë për një rajon stabil, prosperues dhe të integruar në kornizat euroatlantike është shtysë serioze e proceseve reformuese në këto vende. Ky vizion bëhet akoma më i fortë nëse merret parasysh fakti se të njëjtin e ndajnë edhe aleatët tanë evropianë dhe kontribuon në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shtoi Osmani. Në takim me Zabine Shter, fokusi i bisedimeve ishte perspektiva evropiane e vendit, por edhe aspekti rajonal veçanërisht Procesi i Berlinit, konkluzionet e fundit që u sollën në kuadër të kësaj iniciative dhe aktiviteteve që vijojnë për t’i shndërruar në projekte konkrete. Nesër, Osmani do të jetë folës në panelin “Bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e Ballkanit Perëndimor: si t’i japim fund karantinës?”, ndërsa në agjendën e Ministrit ka më shumë takime bilaterale me përfaqësues të lartë, pjesëmarrës në Forum.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…