Kryetari i BDI Ali Ahmeti në Strugë sot ka takuar edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Biseduam mbi rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së si dhe projektet që janë në punim e sipër përfshirë këtu Korridorin 8, hekurudhën, vendkalimin e përbashkët kufitar si dhe portin e thatë në Strugë, ka shkruar Ahmeti pas takimit.
Në kuadër të punimeve të Prespa Forum Dialogue, sot në Strugë takova edhe presidentin Bajram Begaj.
Biseduam mbi rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së si dhe projektet që janë në punim e sipër përfshirë këtu Korridorin 8, hekurudhën, vendkalimin e përbashkët kufitar si dhe portin e thatë në Strugë.
Riktheksuam se finalizimi i këtyre projekteve do të lehtësojë shumë jetën e qytetarëve si dhe do të nxisë edhe më shumë zhvillimin ekonomik në rajon.
Diskutuam edhe mbi zhvillimet në Kosovë dhe nevojën imediate për vazhdimin e dialogut dhe arritjes së Marrëveshjes së paqes me njohje të ndërsjellë me ndihmën e miqëve ndërkombëtar, me qëllim të stabilitetit në Ballkan.