Në kuadër të vizitës së punës në Beograd, Osmani në takime me Kryeministren Brnabiq dhe Kryetarin e Parlamentit Daçiq

Gjatë qëndrimit të tij në Serbi, Ministri Bujar Osmani realizoi takime të ndara me Presidentin e Kuvendit Popullor Ivica Daçiq si dhe me Kryeministren Ana Brnabiq.Në takimin në Qeveri, Ministri Osmani përcolli gatishmërinë për realizimin e Sesionit të Tretë të Përbashkët të dy Qeverive, si një impuls shtesë pozitive për zhvillimin e mëtejshëm dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin të përgjithshëm midis dy vendeve.”Jam i bindur se seanca e përbashkët e Qeverisë do të jetë konfirmim i marrëdhënieve të ngushta, por edhe mundësi e shkëlqyeshme për të intensifikuar iniciativat për bashkëpunim më të madh në ekonomi, infrastrukturë, energji dhe të gjitha aspektet e tjera që përcaktojnë dinamikën e marrëdhënieve midis dy vende “, tha gjatë bisedimeve Osmani. U bisedua edhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.Gjatë vizitës në Parlamentin e Serbisë, Osmani u prit nga Kryetari i Kuvendit Popullor, Ivica Daçiq, ku diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, duke theksuar mundësi të shumta për promovimin e tij midis organeve më të larta legjislative, përmes aktiviteteve konkrete dhe të përbashkëta midis grupeve të miqësisë në parlamentet e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.Si pjesë e vizitës së punës në Beograd, Osmani gjithashtu u takua me Presidentin Vuçiq dhe homologun e tij Nikola Selakoviq. Në margjinat e vizitës së tij në Beograd, Osmani gjithashtu kishte intervistë për të përditshmen e njohur “Politika”.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…