Nënshkruhet marrëveshja për bashkëfinancim në ndërtimin e Tunelit për rrugën Tetovë – Prizren

Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e Republikës së Kosovës sepse po fillojmë një kapitull të ri në zgjerimin e rrjetit rrugor dhe lidhjes rajonale.

Kisha nderin që së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, të nënshkruajmë Marrëveshjen për Bashkëfinancim për projektimin dhe ndërtimin e tunelit në drejtimin e ri rrugor Tetovë-Prizren.

Traseja e rrugës së re fillon në Tetovë, përmes Kodrës së Diellit, Brodecit dhe përfundon në vendbanimin Veshallë në anën tjetër Lidhja me Kosovën do të bëhet përmes ndërtimit të një tuneli 6.4 km të gjatë, për të cilin në fakt sot po e nënshkruajmë këtë marrëveshje.

Bashkëpunimi ekonomik është në qendër të partneritetit tonë dhe projektet e përbashkëta luajnë një rol kyç në inkurajimin e rritjes ekonomike.

https://www.facebook.com/photo?fbid=879857880755761&set=pcb.879858110755738
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…