Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me SECO – do të përforcohet planifikimi dhe menaxhimi makroekonomik

Me anë të Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO) vendoset bashkëpunim në fushën e planifikimit dhe menaxhimit makroekonomik.

Memorandumin e bashkëpunimit për realizimin e Projektit për planifikim dhe menaxhim makroekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut e nënshkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorja e Zvicrës, Veronique Hulmann.

Në këtë takim, ministri Besimi theksoi se Ministria e Financave bën përpjekje të jashtëzakonshme lidhur me reformat në financat publike, me ç’rast përkrahja nga Zvicra është sinjifikative në realizimin e këtyre reformave.

Në kuadër të këtij projekti, nëpërmjet zbatimit të modulit të parë, Ministria e Financave do të vendosë kornizë për planifikim makroekonomik, koncept që do të mundësojë analiza koherente të të dhënave, parashikime dhe planifikim të politikave.

Projekti global bazohet në instrumentin e FMN-së për programim dhe planifikim financiar dhe do të zbatohet përmes qasjes modulare. Implementimi i projektit përkrahet nga ekspertë të Implementing Consortium formed of Ecorys и OGResearch. 

Në kuadër të Programit të borxhit shtetëror dhe menaxhimit të rreziqeve, Qeveria e Zvicrës përkrahë aktivitetet e Ministrisë së Financave në drejtim të përmirësimit të procesit të menaxhimit me financat publike, nëpërmjet financimit të aktiviteteve projektuese, të cilat do të implementohen me përkrahje teknike të FMN-së dhe BB-së.

Të dyja vendet kanë bashkëpunim aktiv edhe në fushën tatimore. Vitin e kaluar u nënshkrua Protokolli për harmonizimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës për shmangien e tatimimit të dyfishtë në përputhje me konventën e re tatimore të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Rajonal (OECD) dhe standardet e BEPS-it.

Me këtë protokoll përforcohen dispozitat ekzistuese mes të dyja vendeve lidhur me shmangien e tatimimit të dyfishtë për tatimin mbi të ardhurat dhe tatimin mbi kapitalin që i referohet shkëmbimit të informacioneve për qëllime tatimore, duke mundësuar kështu transparencë më të madhe tatimore dhe trajtim të drejtë tatimor. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…