Nga 16 qershori, mbyllet thirrja publike për vauçerët për pushime të organizuara për punëtorët me të ardhura të ulta

Ministria e Ekonomisë informon të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut se nga sot, datë 16 qershor (e mërkurë), mbyllet thirrja publike për lëshimin e çertifikatës-kupon për përdorimin e mjeteve për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore e të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000 denarëve. Thirrja publike është shpallur më 8 qershor me afatin përfundimtar për aplikim më 30 qershor. Për një javë nga shpallja e thirrjes publike, në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë kanë arritur më shumë se 2,600 aplikime. Kjo masë është pjesë e Programit për turizëm vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta 2021 dhe parashikon lëshimin e vauçerëve për turizëm në vlerë prej 12,000 denarëve për njerëzit me të ardhura të ulëta për t’i përdorur ato në objektet e kategorizuara hotelierierike (hotele) të vendosura në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut që janë paraqitur më parë në Ministrinë e Ekonomisë. Sipas thirrjes publike të këtij viti, janë parashikuar 15 milion denarë për realizimin e kësaj mase për gjithsej 1,250 kupona.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…