Nota më e lartë për transformimin e sukseshëm të politikës së jashtme sipas rolit të ri të vendit

Sot, në Shkup, Ministri i Punëve të Jashtme mori pjesë në panel diskutimin e titulluar: “Me të gjitha kapacitetet deri në standardet evropiane – institucione që realizojnë për qytetarët”, ngjarje e organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane me rastin e Raportit të rregullt të Komisionit Evropian për progresin e vendit për vitin 2022.

Ministri Osmani ishte panelist, së bashku me Zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Zëvendësministrin e Financave, Filip Nikollovski dhe Përfaqësuesit e Sektorit Civil, Ana Krstinovska nga Estima dhe Andreja Stefanovski nga Istituti i Prespës.

Duke i përshëndetur gjetjet në Raportin e Komisionit Evropian dhe vlerësimet pozitive në të gjitha fushat, ministri Osmani e vendosi theksin në notën më të lartë – progres shumë i mirë – për performancën e politikës së jashtme të shtetit, duke potencuar se ky është segment i vetëm që rrallë herë vlerësohet me këtë notë të lartë.

Në fjalimin e tij, Ministri Osmani e apostrofi konfirmimin nga Komisioni Evropian se Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm i Unionit përmes përkushtimit të vërtetë të vendit ndaj vlerave në të cilat bazohet BE-ja.

“Edhe një herë, e konfirmuam përcaktimin tonë të fortë dhe të palëkundur strategjik – anëtarësimin e plotë në Union. Dua të theksoj se këtë nuk e bëmë vetëm për të marrë Raport më të mirë nga Komisioni Evropian apo për ta bërë edhe më bindës “rastin tonë në BE”. Jo, e sollëm këtë vendim sepse ishte gjëja e duhur që duhej të bëhej. Vendimi nuk ishte aspak i lehtë dhe e dinim se vjen me një sërë pasojash të natyrës së sigurisë, ekonomike dhe energjetike”, tha Osmani.

Në fund të fjalimit të tij, ministri Osmani theksoi nevojën për vendosmëri dhe përkushtim në punë edhe periudhën e ardhshme, si dhe në drejtim të avancimit të dialogut politik me BE-në dhe me shtetet anëtare të BE-së dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në rrethanat aktuale gjeopolitike të cilat kërkojnë qasje dhe koordinim të përbashkët për t’u përballuar me sfidat e shumta në plan politik, të sigurisë, dhe atë socio-ekonomik.

“Bëhet fjalë për një proces të natyrshëm të pozicionimit të politikës sonë të jashtme sipas rolit të ri të vendit si vend anëtar i NATO-s; me fillimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në; si kryesuese e Organizatës më të madhe rajonale të OSBE-së vitin e ardhshëm dhe kryesuese e ardhshmme e PBEJL, Iniciativës rajonale në Evropën Juglindore, me kontribut të rëndësishëm edhe në zhvillimin e rajonit”, përfundoi Osmani.

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…